![Dy vajza arrestohen pasi tentuan të fusin marihuanë në Dubravë](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/12/200x200_auto_burgu-dubraves-1-657x350_1546871068-688492015468713221694511793.jpg)
Frika nga Covid-19/Britania e Madhe vendos karantinë për udhëtarët nga Italia, Sllovenia mbyll 12 rajone. Rregullat e reja, çfarë lejohet dhe çfarë është e ndaluar
![Frika nga Covid-19/Britania e Madhe vendos karantinë për udhëtarët nga Italia, Sllovenia mbyll 12 rajone. Rregullat e reja, çfarë lejohet dhe çfarë është e ndaluar](/uploads/kosova-sot/images/2020/October/16/auto_britani11602836654.jpg)
Rritja e rasteve me koronavirus ka detyruar Britaninë e Madhe të rikthejë karantinën dy javore për çdo udhëtar që futet në territor. Vendimi u njoftua nga qeveria britanike.
“Masa, që gjithashtu ka të bëjë me Vatikanin dhe mikroshtetin e San Marinos, do të zbatohet nga ora 03:00 GMT të dielën dhe do të vlejë për të gjithë Britaninë e Madhe dhe jo vetëm për Anglinë”, shkroi në Twitter ministri britanik i Transportit, Grant Shapps.
“Nga ana tjetër, personat që vijnë nga Kreta në Angli nuk do të kenë më nevojë ta kryejnë këtë detyrim 14-ditor”, shtoi ministri.
Personat që nuk e respektojnë këtë karantinë dyjavore do të gjobiten me deri në 11 000 euro në rast se shkelja përsëritet.
Britania e Madhe, vendi europian më i prekur nga virusi, me më shumë se 43 000 vdekje, po përjeton një vale të dytë të COVID-19.
ëSllovenia vendos karantinë, rekordi i zi mbyll qytetet
Nga ana tjetër Sllovenia, prej kësaj të premteje do të fusë karantinën në shtatë nga 12 rajone në Slloveni, në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit Covid-19.
Dekreti që ndalon mbledhjen e më shumë se 10 personave në vende publike ose private në Slloveninë qendrore, Gorenjska, Koroska, Zasavje, Posavje, Savinjska dhe pjesa juglindore e Sllovenisë ka hyrë në fuqi në mesnatë.
Një masë e tillë u prezantua në këto rajone pasi në dy javët e fundit, një mesatare prej 140 banorësh për 100,000 kontraktuan virusin COVID-19.
Ministri i Brendshëm Ales Hoys tha në një conference për shtyp se banorët e këtyre rajoneve nuk do të lejohen të largohen nga rajoni ose të largohen gjatë periudhës së karantinës, me përjashtime të caktuara si shkuarja në punë, vizita te mjeku, dhënia e ndihmës për të afërmit.
Hoys shtoi se do të lejohet vizita në varreza, pjesëmarrja në funerale si dhe tranziti nëpër rajone.
Gjithashtu, ai tha, në ato rajone, është e detyrueshme mbajtja e maskave jashtë, me përjashtim të fëmijëve deri në gjashtë vjeç.
Në rajonet e prekura nga karantina, ndodhen 117 nga 212 komuna që janë gjithësej, si dhe qytetet si Lubjana, Kranji dhe Cele, ndërsa Maribori dhe Kopri nuk mbulohen nga vendimi.
(Kosova Sot Online)