Lexoni edhe:
Sava Janjiq thotë se personi që e hoqi dje flamurin kombëtar në Koshare s’ka lidhje me Kishën
Dje në mesditë, një prif serb e ka larguar flamurin kombëtar i cili kishte qenë i vendosur në një kullë në Koshare, që nga koha e luftës. Në mbrëmje, flamuri është rivendosur prapë atje.
Por, kush ishte personi që e ktheu flamurin në Koshare?
Sipas një video që kanë dërguar lexues personi që e ktheu flamurin në vendin e vetë është Demë Maloku. Të njejtën video e ka shpërndarë edhe ai vetë në llogarinë e tij në Facebook.
“#15.10.2020-Koshare, vendi i Lavdisë!”, ka shkruar ai sipër videos.
(Kosova Sot Online)