Kamerat e kapin detajin, Donald Trumpit i ka lënë shenja koronavirusi
Në vetëm 10 ditë, Presidenti amerikan Donald Trump arrit që të mposhte Covid-19.
Ai ju riktheu normalitet sapo la spitalin, duke dhënë mesazhin që koronavirusi nuk duhet të na gjunjëzojë.
Më herët, Trump hodhi në mënyrë demonstrative maskën duke thënë se do të donte që t’i përqafonte të gjithë, pasi tani ndihej i shëruar.
Ndërkohë, fotografëve nuk i ka shpëtuar një detaj nga dora e Trump gjatë takimeve të tij.
Në dorën e tij të djathtë shihet një shenjë e lënë nga marrja e kurës anti-Covid në vena. Sipas mediave amerikane, kjo tregon se Trump është trajtuar intensivisht kundër koronavirusit për të arritur në gjendjen e tanishme ku shprehet se ka kaluar çdo gjë.
(Kosova Sot Online)