Lexoni edhe:
Vjosa Osmani i reagon Lajçakut për punën e ndryshimit të Kushtetutës
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, pas pranimit të një informate lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi, që në vazhdimësi merrej me organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit, me datën 15 tetor 2020 ka ndërmarrë një operacion policor në rajonin e Prishtinës dhe të Drenasit, ku janë përfshirë pesë (5) lokacione të ndryshme.
Operacioni policor, i bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, ka rezultuar me arrestimin e tre (3) personave të dyshuar dhe ushtrimin e kontrollit në lokalet ku është zhvilluar kjo veprimtari e kundërligjshme.
Vjosa Osmani i reagon Lajçakut për punën e ndryshimit të KushtetutësLexoni edhe:
Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë:
D. E. lindur me 1985 kosovar/shqiptar
A. E. lindur me 1986 kosovar/shqiptar
A. F. lindur me 1998 kosovar/shqiptar
Ndërkaq si prova materiale, në mes tjerash, janë sekuestruar dy armë zjarri, 14 aparatë të lojërave të fatit, 10 fishekë dhe një telefon celular.
Personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për vazhdim të procedurës së mëtejme gjyqësore.
(Kosova Sot Online)