
Lexoni edhe:
Në mbarë botën 39 milionë raste me COVID-19
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje në qytetin e Gjakovës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovë, dy djemtë e kanë rrahur nënën e tyre me biçikletë.
Nëna pas këtij sulmi me biçikletë nga djemtë e saj ka pësuar lëndime trupore, ajo është dërguar në spital për tretman mjekësor.
Në mbarë botën 39 milionë raste me COVID-19Lexoni edhe:
Ndërkaq, të dyshuarit (djemtë) me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kanë sulmuar me biçikletë nënën e tyre viktimën femër kosovare të cilës i kanë shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka marrë tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
(Kosova Sot Online)