Lexoni edhe:
Vëllezërit Devolli kërcënojnë Telekomin, ia kërkojnë 23 milionë euro
Adoleshenti që kreu sulmin në Paris, e kishte pritur mësuesin jashtë objektit të kolegjit, madje i kishte pyetur studentët për të, në mënyrë që ta identifikonte shënjestrën e tij.
Mësuesi ishte 47 vjeçar dhe ishte mësues historie, ku një ditë demostroj studentëve të tij disa prej karikaturave të diskutueshme të Profetit Muhamed.
Vëllezërit Devolli kërcënojnë Telekomin, ia kërkojnë 23 milionë euroLexoni edhe:
Policia e qëlloi për vdekje sulmuesin 18-vjeçar i cili ka lindur në Rusi, disa minuta pasi ia preu kokën mësuesit në Conflans-Sainte-Honorine të premten. Presidenti francez Emmanuel Macron e quajti të shtunën incidentin si sulm terrorist.
18 vjeçari që kreu këtë vepër, bëhet e ditur se ishte i panjohur nga shërbimet e intelegjencës franceze.
Mësuesi në vitin 2005 dhe 2006 kishte ribotuar disa nga revistat ku shihej karikatura e profetit Muhamed. Njëri nga nxënësit i kishte treguar prindërve, dhe pastaj përmes rrjetit social Facebook bënë thirrje që ta largonin mësuesin nga shkolla, ku njëkohësisht kishin pubikuar edhe video në rrjetin social YouTube për largimin e tij nga puna, gjë që ishte një lloj kërcënimi nga ana e tyre.
Ministri francez i Arsimit Jean-Michel Blanquer tha të Shtunën se Paty u vra “për mësimin e një klase që kishte të bënte me një nga shtyllat e demokracisë – lirinë e shprehjes”. Samuel Paty mishëronte pasurinë më fisnike të Republikës sonë, shkollat e saj, diturinë, dhe lirinë e shprehjes, dhe duke cituar se ‘’ Ne do të jemi të bashkuar dhe shumë të vendosur në lidhje me këto sulme terroriste’’.
(Kosova Sot Online)