Deputeti i LVV-së e quan “gacë të mlutë” kryeministrin Avdullah Hoti

  • E. /
  • 19 October 2020 - 10:21
Deputeti i LVV-së e quan “gacë të mlutë” kryeministrin Avdullah Hoti

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha përmes një shkrimi në Facebook ka pasur disa akuza kundër kryeministrit të vendit, Avdullah Hotit.

Basha në Facebook ka thënë se Hoti është fajtor pse 7,200 biznese kanë pas qarkullim mbi 3.5 miliard euro, kurse kanë i paguar zero shtetit.

“Gjithashtu nën dijeninë e Dullës me miliona euro iu kanë fshi bizneseve pa pagu, mirëpo ai prap ka qëndru i qetë. Dhe nën qetësinë e tij janë punuësuar njerëz nëpër plotë pozita, përfshi edhe me trysninë e eprorëve të tij. Më t’njejtën qetësi e dinakëri ka marrë pjesë kur ia ka ngul thikë Vjosës, por nuk iu ka ni zani edhe atëherë kur u bë marionetë e Thaçit, kur ky i fundit bënte pazare për të në një ora t’mëngjesit për të rrëzuar Qeverinë Kurti, udhëheqjen më t’mirë që ka pas ndonjëherë Kosova! Disa sojin e Dullës quajnë të urtë, por në popull Dulla njihet ndryshe, si “gacë e mlut.” Ky njeri është një dinak i keq që fshihet pas një maske të një intelektuali, e fatkeqësisht kasta e tij e merr këtë për arritje, që besoj e përmbledh më s’miri Kadare kur thotë, “shumë njerëz [si Dulla] e shquajnë dinakërinë për zgjuarësi”, shkruan tutje deputeti i Vetëvendosjes.

Ai thotë se bizneset nuk paguajnë miliona euro taksa, kurse qytetarëve të thjeshtë shpirtin ua marrin për 100 euro borxh.

 

I urtë Dulla, melaqe! E kuptuam pra se kurrë s’iu ka ni zani kur 7,200 biznese kanë pas qarkullim mbi 3.5 miliard...

Publiée par Dimal Basha sur Lundi 19 octobre 2020

(Kosova Sot Online)