![](/uploads/kosova-sot/images/2020/October/08/200x200_LAJMI_I_FUUNDIT1602140157.jpg)
Lexoni edhe:
Dy të vdekur në Gjilan nga Covid 19
Përfaqësues nga Departamenti amerikan i Energjisë janë takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, pak javë pas nënshkrimit të marrëveshjes në Shtetet e Bashkuara.
Ambasada amerikane në Prishtinë lajmin e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter.
Dy të vdekur në Gjilan nga Covid 19Lexoni edhe:
Në njoftim thuhet se delegacioni ndërinstitucional u takua me Hotin për të diskutuar lidhur me marrëveshjen dhe mbështetjen e SHBA-së si dhe për hapat e ardhshëm për një studim të fizibilitetit të menaxhimit të burimeve në Liqenin e Ujmanit.
Për marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë sot do të diskutohet edhe në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës që pritet të mbahet pasdite.
Qeveria e Kosovës do ta mbajë sot mbledhjen e radhës, ku ndër tjerash, do të shqyrtohet edhe një propozim-vendim lidhur me marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
Në mbledhje, Qeveria pritet ta miratojë planin për zbatimin e marrëveshjes për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas marrëveshjes së Uashingtonit të nënshkruar më 4 shtator.
The @ENERGY led interagency delegation met with PM @Avdullah Hoti to discuss U.S. support for energy diversification & next steps for a resource management feasibility study on Lake Ujmani/Gazivode. pic.twitter.com/KOjt9W8nJJ
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) October 19, 2020
(Kosova Sot Online)