Lexoni edhe:
Inspektorët Shëndetësor ia shohin sherrin vizitës që ia bën Zemajt: Dy nga ta, ministri i dërgon në Komision Disiplinor
Qeveria e Kosovës e ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku ndër tjerash, ka shqyrtuar edhe një propozim-vendim lidhur me marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Washington.
Në mbledhje, Qeveria e ka miratuar planin për zbatimin e marrëveshjes për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas marrëveshjes së Uashingtonit të nënshkruar më 4 shtator.
Ndër tjerash, Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar edhe propozim-vendimin për shfuqizimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 02/110 të datës 26 shkurt 2010”, i cili vendim kishte themeluar Task-forcën anti-korrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës.
Ekzekutivi po ashtu ka shqyrtuar dhe miratuar edhe propozim-vendimin për themelimin e Grupit Punues për ëprgatitjen e analizës për themelimin e Institutit për Hulumtimin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.
(Kosova Sot Online)