
Lexoni edhe:
Profiterët e luftës dhe patriotët e rrejshëm po i falin krimet serbe, vrapojnë edhe në negociata për kompromise të dhimbshme me Serbinë
Anëtari i PDK-së, Ilir Gashi ka dalë pro idesë së emisarit të BE-së, Miroslav Lajcak për ndryshimin e Kushtetutës.
Gashi në Facebook ka thënë se është pro ndryshimit të Kushtetutës.
Megjithatë, ai thotë se është pro që kjo të ndodhë vetëm nëse mundësohet bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.
“Mos me keqkuptoni, unë personalisht jam për ndryshim të kushtetutës! Por, vetëm nëse mundëson bashkimin e Kosovës me Shqipëri”, ka shkruar Gashi.
Ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës e ka kërkuar ditë më parë nga Beogradi, emisari i BE-së për dialogun Mirsolav Lajcak.
Pas takimit me presidentin serb Aleksandër Vuciq, Lajcak tha se Kushtetuta nuk është Bibël që të mos ndryshohet e se duhet të ketë një zgjidhje për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Mos me keqkuptoni, unë personalisht jam për ndryshim të kushtetutës! Por, vetëm nëse mundëson bashkimin e Kosovës me Shqipëri! ë
Publiée par Ilir Gashi sur Lundi 19 octobre 2020
(Kosova Sot Online)