Zhvilluan gara shpejtësie në Zvicër, ky është dënimi që i pret kosovarin dhe serbin

  • E. /
  • 20 October 2020 - 09:06
Zhvilluan gara shpejtësie në Zvicër, ky është dënimi që i pret kosovarin dhe serbin

Një shtetas i Kosovës dhe një shtatas i Serbisë mund të dënohen me burgim pjesërisht me kusht pas një gare shpejtësie në autostradën A1 me ç`rast kanë bërë tejkalime të shpejtësisë, shkruan aargauerzeitung.ch.

Zyra e prokurorit publik në Baden ka kërkuar gjithashtu dëbim opsional nga vendi për dy të akuzuarit.

Shtetasi 19 vjeçar i Serbisë dhe kosovari 21-vjeçar nga kantoni i Cyrihut janë fotografuar nga radari natën e 11 prillit, në autostradën A1 në Spreitenbach AG duke zhvilluar një shpejtësi shumë të madhe. Të dy të akuzuarit vozitnin krah për krah me makina me shumë kuajfuqi.

19-vjeçari është fotografuar duke zhvilluar shpejtësinë prej 235 kilometrash në orë ndërsa 21-vjeçari, 224 kilometra. Kështu ka njoftuar të hënën prokurori publik i Kantonit Aargau. Në autostradë shüejtësia maksimale e lejuar ishte 120 kilometra në orë.

Zyra e prokurorit publik në Baden akuzon ata se ata me mënyrën e tyre të vozitjes kanë ekspozuar vazhdimisht pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, veten dhe pasagjerët në makinat e tyre ndaj një rreziku të lartë aksidentesh me lëndime të rënda ose fatalitet përmes stilit të tyre të vozitjes.

Përveç kësaj, zyra e prokurorit publik akuzon shoferët e rinj për vepra të tjera të trafikut. Ndër të tjera, ata auzohen se kanë kryer tejkalim masiv të shpejtësisë jashtë qytetit, pavarësisht nga njëri-tjetri, 21-vjeçari njëherë ndërsa 19-vjeçari disa herë. Të akuzuarit i kanë filmuar me celularë këto tejkalime të shpejtësisë.

Zyra e prokurorit publik në Baden kërkon që tetasi i Serbisë të dënohet me tre vjet burg, nga të cilët 18 muaj burg efektiv, dhe një gjobë prej 3000 frangash. Për kosovarin 21-vjeçar, prokurori publik ka kërkuar dënim me burg prej dy vjet e gjysmë, 15 muaj, prej të cilave burg efektiv dhe gjobë prej 2500 franga.

Përveç kësaj, prokuroria kërkon dëbim opsional nga Zvicra për 5 vite për secilin nga të akuzuarit, përcjell albinfo.ch. Ende nuk është përcaktuar se kur do të zhvillohet procesi gjyqësor në Gjykatën e Rrethit Baden

(Kosova Sot Online)