Katër nxënës arrestohen në Francë, dyshohet se morën para për ta identifikuar mësuesin te vrasësi

  • E. /
  • 20 October 2020 - 10:10
Katër nxënës arrestohen në Francë, dyshohet se morën para për ta identifikuar mësuesin te vrasësi

Katër nxënës janë në mesin e 15 personave që po mbahen në paraburgim në Francë pas heqjes së kokës së mësuesit Samuel Paty, i cili shfaqi para nxënësve vizatime kundërthënëse të profetit Muhamed.

Në mesin e të ndaluarve janë edhe katër anëtarë të familjes së vrasësit, një baba i një nxënësi dhe një radikal i njohur islamik, shkruan BBC.

Vrasja e mësuesit e ka tronditur Francën. Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në protesta në mbarë vendin të dielën për ta nderuar viktimën dhe për ta mbrojtur lirinë e shprehjes. Një ceremoni nderimi për mësuesin e vrarë do të mbahet të mërkurën në Universitetin e Sorbonës.

Një person 18-vjeçar, i quajtur Abdoulakh A., u qëllua për vdekje nga policia të premten afër shkollës ku ndodhi rasti.

Një burim i sistemit të drejtësisë i tha agjencisë AFP se tha se janë ndaluar katër nxënës, të cilët mund të kenë ofruar ndihmë për ta identifikuar mësuesin para vrasësit në këmbim të parave.

Policia i ka arrestuar prindërit, gjyshin dhe vëllanë e vrasësit. Në mesin e të arrestuarve janë edhe një prindër i një nxënësi, i cili besohet se kishte nisur një fushatë kundër mësuesit të ndjerë, dhe një person me qëndrime radikale.

(Kosova Sot Online)