![Ja plani që u diskutua mes amerikanëve dhe rusëve](/uploads/kosova-sot/images/2024/November/12/200x200_Trump_dhe_Putin1731407695.jpg)
Melania Trump nuk shkon në fushatë, nuk po ndihet mirë shkaku i COVID-19
![Melania Trump nuk shkon në fushatë, nuk po ndihet mirë shkaku i COVID-19](/uploads/kosova-sot/images/2020/September/04/auto_200612-melania-trump-mc-1430_67afd32b361355f09d070a0ce0fa381f1599210800.jpg)
Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, ka anuluar paraqitjen e parë në fushatë për shkak të gjendjes së saj shëndetësore pas infektimit me COVID-19.
Ajo kishte thënë se do i bashkohej tubimit të presidentit Donald Trump në Pensilvani, mirëpo në fund ka vendosur të mos shkojë.
“Zonja Trump vazhdon të ndihet më mirë pas shërimit të saj nga COVID-19, por ka një kollë dhe nuk do të udhëtojë sot”, ka thënë Stephanie Grisham, shefe e stafit të zonjës së parë.
Për dallim nga ajo, bashkëshorti i saj, Donald Trump po merr pjesë në çdo fushatë që po e zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa javë më parë kishte thënë se e ka mposhtur koronavirusin.
(Kosova Sot Online)