![](/uploads/kosova-sot/images/2020/October/21/200x200_auto_115464336901603259392.jpg)
Lexoni edhe:
Po vjen fundi i turpshëm i kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmetit, tash i kërcënon me gjobë edhe qytetarët
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, gjatë deklarimit të saj rreth projektkodit të drejtave civile ka thënë se shumica e deputetëve lexojnë atë që ua shkruan partia e tyre.
Ajo thotë se asnjëherë partia e saj nuk i ka shkruar se çka të flasë.
“Ju i lexoni krejt çka ju shkrun partia, ma e keqja eshte se ju nuk e dini as çka po lexoni. Edhe Mimoza që po thirret shumë në emer të grave dhe kur është interesi me i mbrojt gratë nuk i mbron por veç fol”, tha Haxhiu.
Pas kësaj, ishte një ndërhyrje e deputetës së VV-së, Fitore Pacolli, ndërsa Haxhiu ia ktheu edhe asaj.
“Nuk i mbroni po veq folni Fitore qashtu qysh ki marak me bo sfilat. Ju nuk i besoni asaj që jau shkrujnë, lejeni këto”, tha Pacolli.
(Kosova Sot Online)