Përfshihet nga zjarri xhamia e fshatit Magure

  • E. /
  • 21 October 2020 - 11:30
Përfshihet nga zjarri xhamia e fshatit Magure

Xhamia e vjetër e fshatin Magure është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.

Sipas kryetarit të fshatit në objektin e ndërtuar në vitin 1888, strehoheshin migrantët sirianë.

“Është djegur xhamia e vjetër e fshatit. Objekti ka qenë i vjetër i ndërtuar në vitin 1888. Ka qenë i pashfrytëzuar nga fshatarët. Ne e kemi ndërtuar xhaminë e rë. Këtu kanë qenë duke banuar migrantët nga Siria. Akoma nuk dihet se si ka ardhur deri tek zjarri”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)