Hoti e Osmani shihen duke biseduar në Kuvend, a i kanë ndrequr raportet?

  • G.g /
  • 21 October 2020 - 13:12
Hoti e Osmani shihen duke biseduar në Kuvend, a i kanë ndrequr raportet?

Tash e disa kohë, nuk ka pasur pothuajse fare komunikim ndërmjet kryeministrit Avdullah Hoti dhe kryeparlamentares Vjosa Osmani. Ata madje as nuk janë takuar me njëri-tjetrin si bartës të dy prej institucioneve më të rëndësishme të shtetit.

Por sot, në seancën ku Hoti është ftuar të raportojë për një pikë të marrëveshjes së nënshkruar me Serbinë në Washington, Hoti dhe Osmani kanë folur pak me njëri-tjetrin. Fillimisht, Hoti e thirri nga ulësja e tij kryeparlamentaren, e pastaj i shkoi afër për të diskutuar me të rreth një minutë.

Gjatë kohës kur Hoti e Osmani po diskutonin, nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci nga foltorja e ka akuzuar Hotin se me zotimin për moratoriumin një vjeçar nga aplikimi në organizata ndërkombëtare, e ka fikur shtetin.

Pasi diskutoi me Osmanin, Hoti e la sallën e Kuvendit dhe doli jasht1%, për t’u kthyer sërish pas disa minutash.

(Kosova Sot Online)