Lexoni edhe:
Vdes ish-deputeti dhe gazetari i njohur kosovar
Nëna hedh dy fëmijët e saj në lumë pas ndarjes nga burri.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Irak, një grua ka hedhur dy fëmijët e saj në lumin Tigër dhe videoja e krimit është bërë virale duke shkaktuar zemërim në të gjithë vendin.
Vdes ish-deputeti dhe gazetari i njohur kosovarLexoni edhe:
Autoritetet irakiane thanë të hënën se forcat e sigurisë ishin në gjendje të identifikonin dhe arrestonin gruan, shkruajnë mediat vendase.
Krími ndodhi gjatë orëve të para të ditës së 17 tetorit, ndërkohë që pamjet e publikuara nga autoritetet treguan nënën duke hedhur fëmijët mbi urën al-Aimmah në lumin Tigër.
Gjatë një hetimi, gruaja pranoi se i kishte vrarë fëmijët për shkak të një mosmarrëveshje me burrin e saj i cili po kërkonte një divorc.
“Ky krím ishte planifikuar prej kohësh. Kanë kaluar afro dy muaj që kur kjo grua u nda nga burri i saj”, citoi gjyshi nga babai i fëmijëve, raporton faqja kurde e Rudaw-së Abu Tahsin Deraji.
(Kosova Sot Online)