Kroacia e Sllovenia përsëri me rekord rastesh me Covid-19, në Zagreb dyfishohet shifra

  • E. /
  • 22 October 2020 - 12:44
Kroacia e Sllovenia përsëri me rekord rastesh me Covid-19, në Zagreb dyfishohet shifra

Njësoj si të mërkurën, edhe të enjten, Kroacia shënoi rekord të rasteve ditore të koronavirusit me 1.563 persona si të konfirmuar me Covid-19 për një ditë.

Kështu, numri i përgjithshëm i rasteve në shtetin ballkanik me rreth 4 milionë banorë shkoi në 29.850, ndërsa shifra e përgjithshme e viktimave është 406, shkruan The Guardian.

Numri i rasteve të reja të koronavirusit në kryeqytetin kroat, Zagreb, u dyfishua në krahasim me shifrën e regjistruar një ditë më parë.

Të enjten, në Zagreb u regjistruan 705 raste të reja të personave të infektuar, ndërsa një ditë më parë u shënuan 337 infektime.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid-19 në Kroaci tash për tash është 7.380, por kjo shifër ka qenë më e ulët dhe është rritur ditëve të fundit.

Sllovenia fqinje, e cila ka rreth dy milionë banorë, gjithashtu shënoi rekord të numrit të rasteve ditore të enjten pasi konfirmoi 1.663 të infektuar për një ditë.

(Kosova Sot Online)