![](/uploads/kosova-sot/images/2020/October/23/200x200_Capture-541603435606.png)
Lexoni edhe:
Dalin pamjet: Gruaja bërtet “Allahu Akbar” dhe kërcënon se do të hedh veten në erë
Sipas një sondazhi të televizionit CNN, kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ishte më i mirë në debatin e së enjtes mbrëma sesa rivali i tij, Donald Trump.
Në përgjithësi, 53 për qind e votuesve që e shikuan debatin thanë se Bideni ishte më i mirë, ndërsa 39 për qind thanë se presidenti i tanishëm dhe kandidati republikan, Donald Trump, ishte debatues më i suksesshëm.
Një pjesë e madhe e shikuesve apo 73 për qind e pjesëmarrësve në sondazh thanë se kritikat e Bidenit ndaj Trumpit ishin shumë të drejta, ndërsa vetëm 26 për qind menduan se kritikat e ish-nënpresidentit ishin të padrejta. Për më tepër, 50 për qind thanë se sulmet e Trumpit ndaj Bidenit ishin të drejta, ndërsa 49 për qind thanë se ato ishin të padrejta.
Dalin pamjet: Gruaja bërtet “Allahu Akbar” dhe kërcënon se do të hedh veten në erë Lexoni edhe:
Rezultati i anketës më të re është më i mirë për Trumpin në krahasim me sondazhin e kaluar të këtij televizioni, kur vetëm 28 për qind e pjesëmarrësve kishin thënë se Trumpi e ka fituar debatin e parë dhe 67 për qind kishin thënë se kritikat e tij ndaj Bidenit ishin të padrejta, shkruan CNN.
(Kosova Sot Online )