“Kim Jong-un një bandit”/ Trump dhe Biden përplasen ashpër për Korenë e Veriut. Presidenti: Nuk jemi në luftë, por kemi…
Në debatin e fundit presidencial, dy kandidatët Donald Trump dhe Joe Biden debatuan edhe për marrëdhëniet me Korenë e Veriut.
Biden sulmoi politikat që ndoqi Presidenti Trump ndaj Koresë së Veriut. “Ai e legjitimizoi Korenë e Veriut. Ai fliste se e kishte mik të mirë udhëheqësin Kim Jong Un, i cili është bandit. Ai ka thënë se jemi mirë tani që Koreja e Veriut është më e aftë të hedhë raketa që mund të arrijnë në territor amerikan,” tha zoti Biden, shkruajnë mediat amerikane.
Nga ana e tij, Presidenti Trump u përgjigj duke nënvizuar përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve: “Fakti është që nuk jemi në luftë me Korenë e Veriut. Kemi një marrëdhënie të mirë,” tha Trump.
Por Biden mbrojti pikëpamjen e administratës Obama për diplomacinë Koreane, duke shpjeguar se ajo nuk kishte dashur të “legjitimonte” zotin Kim, raporton NYT.
(Kosova Sot Online)