
Lexoni edhe:
Ditë e rëndë në Kosovë: Vdesin në rrethana tragjike tre të rinj
Familja e Donald Trump më në fund shtoi maskën në pjesën e veshjeve të tyre, për debatin e fundit presidencial, pasi u paralajmëruar se do të liheshin jashtë nëse i hiqnin.
Ekipi i Presidentit, përfshi Zonjën e Parë, Melania dhe fëmijët Ivanka, Tiffany dhe Eric, hynë në arenën e debatit në Universitetin Belmont në Nashville disa minuta pasi kishte nisur debati.
Ditë e rëndë në Kosovë: Vdesin në rrethana tragjike tre të rinjLexoni edhe:
Të gjithë ishin pajisur me maskë, e cila ishte një prej kritereve të të gjithë pjesëmarrësve në event, dhe Komisioni për Debatin Presidencial i paralajmëroi se do të nxirreshin jashtë të gjithë ata që hiqnin maskën.
Familja e Trump u kritikua shumë pasi në debatin e parë të zhvilluar më 29 shtator nuk vendosën maskën dhe më pas Coronavirus shpërtheu në Shtëpinë e Bardhë ditë më vonë, duke infektuar Presidentin Donald dhe bashkëshorten e tij Melania.
(Kosova Sot Online)