Lexoni edhe:
Të arrestohen gjyqtarët e prokurorët e korruptuar, janë dora e zgjatur e Serbisë e futur edhe në politikën kosovare
Turqia zgjati sërish misionin e një anijeje për eksplorimin e gazit në një zonë të diskutueshme me Greqinë në Mesdheun Lindor, duke injoruar thirrjet e Perëndimit për të tërhequr këtë anije.
Marina turke theksoi në një mesazh në sistemin detar të alarmit NAVTEX, se Oruç Reis do të qendrojë deri më 4 nëntor në një zonë mes ishujve grekë të Rodhosit dhe Kastellorizos.
Ankaraja kishte theksuar më herët se anija eksploruese e gazit, e shoqëruar nga anije ushtarake, do të qëndronte në zonë deri të martën.
Në një mesazh si përgjigje për NAVTEX, Greqia theksoi se veprimtaria e kësaj anijeje turke ishte e paautorizuar dhe e paligjshme, në një zonë që mbulon pjesën kontinentale greke.
NATO dënoi më herët përshkallëzimin e tensioneve mes Turqisë dhe Greqisë në Mesdheun Lindor dhe u kërkoi vendeve anëtare të Aleancës të respektojnë të drejtën ndërkombëtare për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tyre.
(Kosova Sot Online)