Lexoni edhe:
Ish-zëvendësdrejtori tregon a janë djegur apo jo dokumente në AKM në vitin 2008
Kina po teston sërish një qytet të tërë për koronavirus mes një shpërthimi rajonal në provincën Xinjiang.
Autoritetet kanë nisur testimin e rreth 4.7 milionë njerëzve në Kashgar pas zbulimit të 138 rasteve asimptomatike.
Ish-zëvendësdrejtori tregon a janë djegur apo jo dokumente në AKM në vitin 2008Lexoni edhe:
Kina ka qenë kryesisht e suksesshme në uljen e normave të infeksionit, megjithatë edhe në vendin nga ku nisi, sëmundja ngre krye herë pas here. Xinjiang është shtëpi e pakicës kryesisht myslimane ujgure të Kinës, për të cilën grupet e të drejtave pretendojnë se përndiqet nga Pekini zyrtar.
Shkollat ënë Kashgar janë mbyllur dhe banorët nuk lejohen të largohen nga qyteti nëse nuk kanë një dokument testimi negativ.
Rasti i parë në këtë qytet ishte një grua asimptomatike që punonte në një fabrikë veshjesh në lagjen periferike Shufu.
Rasti i saj u zbulua pas një atij që media shtetërore kineze e përshkroi si “test rutinë”. Ky përbën infektimin e parë në territorin e Kinës për 10 ditë. Vendi përgjithësisht nuk i llogarit rastet asimptomatike në bilancin zyrtar të të prekurve, që shënon 85.810. Numri i vdekjeve është 4,634.
Deri pasditen e së dielës, në Kashgar u kryen mbi 2.8 milionë teste.
(Kosova Sot Online(