Zemaj nënshkruan dy protokolle klinike për luftën ndaj Covid 19

  • E. /
  • 28 October 2020 - 11:45
Zemaj nënshkruan dy protokolle klinike për luftën ndaj Covid 19

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka nënshkruar sot aprovimin edhe të dy udhërrëfyesve të ri klinik: Udhërrëfyesin për diagnostikimin dhe menaxhimin e Tuberkulozit ekstrapulmonar dhe Udhërrëfyesin klinik për Menaxhimin e Infeksionit Latent të Tuberkulozit.

Këta udhërrëfyes do t’u shërbejnë profesionistëve të tre niveleve të kujdesit shëndetësor që të bëjnë menaxhimin më të mirë të infeksioneve me tuberkuloz, sipas mjekësisë së bazuar në dëshmi.

Me këta dy udhërrëfyes klinik të aprovuar sot, numri i tyre ka arritur në 19.

Prej fillimit të hartimit të Udhërrëfyesve dhe Protokolleve Klinike, MSh ka hartuar dhe aprovuar gjithsej 8 udhërrëfyes klinik, ndërsa vetëm gjatë mandatit të Ministrit Zemaj janë hartuar dhe aprovuar 11 udhërrëfyes klinik.

Ministri Zemaj ka falënderuar grupet punuese për hartimin e udhërrëfyesve klinik, Komisionin për vlerësim dhe Këshillin Kosovar për Udhërrëfyes dhe Protokolle klinike për punën e tyre në nxjerrjen e këtyre dokumenteve të rëndësishme për menaxhimin klinik të sëmundjeve të ndryshme.

Gjithashtu, Msh ka formuar sot edhe Grupin punues për hartimin e Protokollit për përdorimin e plazmës kovaleshente te pacientët me COVID-19, me përbërje të ekspertëve të lëmive gjegjëse.

Ky është një hap para për fuqizimin e menaxhimit dhe trajtimit gjithëpërfshirës të infeksionit Covid-19.

Presim që Grupi punues brenda afateve të përcaktuara ligjore ta finalizojë protokollin në fjalë.

Udhërrëfyesit e nënshkruar mund të shkarkohen nga ueb faqja e Ministrisë së Shëndetësisë në linkun në vijim:

https://msh.rks-gov.net/sq/upk/

(Kosova Sot Online)