Lexoni edhe:
Kurti vjen edhe me një porosi pas infektimit me COVID-19
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar donacion Ministrisë së Shëndetësisë.
Donacioni i radhës nga SHBA-të janë pajisje mbështetëse për oksigjen.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se SHBA-të po vazhdojnë ta mbështesin shëndetësinë e Kosovës.
Kurti vjen edhe me një porosi pas infektimit me COVID-19Lexoni edhe:
“Bashkë me Kolonel, Stephen A. Rose dhe Major, Courtney Olson morëm pjesë në pranim-dorëzimin e këtij donacioni. Përmes misioneve të saja civile dhe ushtarake, ShBA-ja na ka dhuruar pajisje të ndryshme si respiratorëë, pajisje termo-skanerë, pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor po edhe ndihma të tjera”, shkroi Zemaj në Facebook.
Ai teksa falënderoi kolonelin Rose dhe Major Olson tha se Kosova është e bekuar me miqësinë e Amerikës.
SHBA-të vazhdimisht kanë ndihmuar Kosovën me pajisje shëndetësore për luftimin e pandemisë COVID-19.
(Kosova Sot Online)