![](/uploads/kosova-sot/images/2020/October/30/200x200_Shaip-Kamberi-President-Of-The-Municipality-Of-Bujanovac-main-11604050571.jpg)
Lexoni edhe:
Shaip Kamberi, deputeti shqiptar që tronditi parlamentin serb
Populli i Zelandës së Re ka votuar për ta legalizuar eutanazinë, por pritet ta refuzojnë lejimin e marijuanës për qëllime rekreative, bënë të ditur autoritetet.
Këtë muaj, në shtetin e largët u mbajtën referendume për këto çështje në të njëjtën kohë kur u mbajtën edhe zgjedhjet e përgjithshme, të cilat i fitoi kryeministrja Jacinda Ardern.
Shaip Kamberi, deputeti shqiptar që tronditi parlamentin serbLexoni edhe:
Duke i publikuar të dhënat preliminare të Komisionit Zgjedhor, autoritetet thanë se gati gjysmë milioni vota ende nuk janë numëruar. Megjithatë, këto vota nuk mund ta ndryshojnë rezultatin për lejimin e eutanazisë.
Sidoqoftë, votat që ende nuk janë numëruar matematikisht mund ta ndryshojnë rezultatin përfundimtar për lejimin apo kundërshtimin e përdorimit të marijuanës për qëllime rekreative, shkruan Daily Mail.
Eutanazia është mënyrë për t’i dhënë fund jetës së pacientëve që vujanë nga sëmundje të rënda e të pashërueshme e që kanë dhimbje e vuajtje të mëdha dhe gjendja e të cilëve nuk pritet të përmirësohet.
(Kosova Sot Online)