Lexoni edhe:
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe që vdiq sot ishte antishqiptar i madh, pendohej pse nuk e përkrahu Millosheviqin më shumë
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, mund t’i ketë nxitur turqit dhe myslimanët e vendeve të tjera për të bojkotuar produktet franceze , por gruaja e tij duket se nuk i përfill kërkesat e tij.
Rrjetet sociale vunë re se gruaja e tij, Emine, Zonjën e Parë e Turqisë mbante një çantë luksoze franceze ndërsa hypte në një aeroplan.
Fotot e postuara në Tëitter e tregonin atë duke mbajtur një çantë Hermes.
Një përdorues i Tëitter shkroi se “Në kohën kur Erdogan bën thirrje për bojkot të produkteve franceze, gruaja e tij mban një çantë Hermès.”
Kujtojmë që së fundmi Erdogan ju ka bërë thirrje turqve që t’i bojkotojnë mallrat franceze, pasi konsideron se presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka ofenduar myslimanët.
(Kosova Sot Online)