
Lexoni edhe:
Dyshohet për viktima pas tërmetit në Turqi
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të jenë pjesë e konferencës së Mini-Shengenit.
Konferenca sipas njoftimit të zyrës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq pritet të fillojë në orën 15:00, ndërsa këta të fundit nuk kanë konfirmuar nëse aty do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Dyshohet për viktima pas tërmetit në TurqiLexoni edhe:
Hoti ka konfirmuar se nuk kanë marrë ftesë për këtë takim, ani se dy ditë më par kishte deklaruar se janë në pritje të saj.
Edhe gjatë vizitës që kryeministri i Kosovës zhvilloi në Shkup më 23 tetor, ishte homologu i tij maqedonas Zoran Zaev i cili njoftoi për takimin e sotëm virtual në të cilin tha se do t`i dërgohet Kosovës ftesë për Mini-Shengenin.
“Në vendin tim thuhet se fqinjët nuk i zgjedhim, por ata janë të parët të dalin në ndihmë. Mu për këtë presim që Kosova t’i bashkëngjitet bashkëpunimit rajonal që e udhëheqin Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria, me qëllim që karakteri i saj inkluziv të jetë prioritar për rajonin pa dallim të çështjeve të hapura politike”.
(Kosova Sot Online)