Lexoni edhe:
Ishte duke luajtur në kompjuter, i riu incizon momentin kur ra tërmeti i frikshëm
Ditën e sotme, një tërmet me magnitudë 6,6 do të godiste brigjet e rajonit Seferihisar, në qytetin Izmir të Turqisë.
Pamje të kapura pak çaste pas lëkundjeve të fuqishme sizmike shfaqin pasojat shkatërruese. Një re pluhuri ka përfshirë qytetin prej dëmtimeve apo rrëzimeve të godinave. Teksa dyshohet për viktima, ende nuk ka asgjë zyrtare.
Ishte duke luajtur në kompjuter, i riu incizon momentin kur ra tërmeti i frikshëmLexoni edhe:
Sipas informacionit në faqen e internetit të Kryesisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), theksohet se tërmeti u regjistrua në orën 14:51 me kohën lokale, me magnitudë 6,6 ballë në Detin Egje, 17 kilometra nga brigjet e rajonit Seferihisar në qytetin Izmir.
Epiqendra e tij ishte me një thellësi 16,54 kilometra.
(Kosova Sot Online)