Lexoni edhe:
Mafio oligarkët Devolli kanë mbështetjen e krimit të organizuar, duan ta rrënojnë dhe grabisin edhe Telekomin e Kosovës
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur rreth mesnatës në Viti. Nga ky aksident kanë mbetur të vdekur një 32-vjeçar dhe një 35-vjeçar, derisa në gjendje të rëndë është edhe një person tjetër.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Nga hetimet e para dyshohet se deri te aksidenti të ketë ardhur atëherë kur një veturë në lëvizje në të cilën kanë qenë tre persona në rrugen Kllokot-Viti, humb kontrollin dhe përplaset jashtë rrugës. Me këtë rast lëndime vdekjepruese pëson drejtuesi i automjetit (1985) i cili ndërron jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa dy pasagjerët dërgohen në Qendrën emergjente në Gjilan. Njëri nga pasagjerët (1988) edhe përkundër ndihmës së ofruar ndërron jetë si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, ndërsa pasagjeri i tretë (1981) dergohet në QKUK-Prishtinë në gjendje të rëndë”, ka thënë Hashani.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori për Krime të Rënda dhe me urdhër të tij trupat e pa jetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
(Kosova Sot Online)