Lexoni edhe:
Snowden aplikon për shtetësinë ruse
Meliza Haradinaj viziton Gjermaninë, diskutohet për dialogun e zhvillimet në rajon
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla, po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë, me ftesë nga homologu gjerman Heiko Maas.
Sot Haradinaj-Stublla do të takojë zyrtarë të lartë nga Zyra e Kancelares, Ministria Federale për Punë të Brendshme dhe Ministria Federale e Komunikacionit/Transportit dhe Digjitalizimit, thuhet në njoftim.
Snowden aplikon për shtetësinë ruseLexoni edhe:
Ndërsa nesër do të pritet nga homologu, Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas.
Kryediplomatja, në takimet që do të zhvillojë në Berlin me autoritetet e larta të Gjermanisë, do të diskutojë marrëdhëniet bilaterale me Gjermaninë, dialogun Kosovë-Serbi, dhe zhvillimet politike në rajon.
(Kosova Sot Online )