Lexoni edhe:
Banda Devolli e lidhur ma kriminelët e nëntokës është ulur këmbëkryq dhe po sundon në maje shtetin e Kosovës
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar masa të tjera shtrënguese nëse vazhdon rritje e numrit të të infektuarve me koronavirus.
“Nuk mund të themi asgjë derisa të zgjasë kjo pandemi. Jemi në një situatë kur kemi rritje të madhe të infeksionit. Kishim një ulje të mirë të rasteve gjatë pjesës së shtatorit. Dje vendosëm masat kufizuese. Duhet të jemi të kujdesshëm në ditët në vijim se si do të ecim tutje”, ka thënë Zemaj.
“Në bazë të rekomandimeve të profesionistëve, IKSHP-së, Qeveria e ka pa të arsyeshme që të vendosim disa masa” , ka thënë Zemaj.
“Na kanë dhënë shenja që duhet të ndërmarrin masa kufizuese, eventualisht mund të marrim edhe masa të tjera shtrënguese nëse e shohim se infeksioni vazhdon të rritet”, ka thënë ai
(Kosova Sot Online)