
Pamjet e tmerrit në Vjenë: Njerëz që vraponin dhe qindra makina policie pushtojnë qytetin

Terrorizmi goditi sërish. Pas sulmit të pak ditëve më parë në Francë, dje u godit Austria në zemër të saj, Vjenë.
Sulmi ishte i koordinuar në 6 pika të ndryshme, ndërsa bilanci është disa viktima, numri ende i pakonfirmuar nga policia.
Në Vjenë dje mbizotëroi kaosi. Kudo shihje njerëz që vraponin dhe qyteti ishte pushtuar nga makinat e policisë.
Autoritetet u kërkuaan qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë, pasi ende nuk janë neutralizuar të gjithë terroristët, ndërsa dyshonin se në një hotel mund të mbahen disa pengje.
Pamjet e tmerrit bënë xhiron e botës, ku persona të armatosur gjer në dhëmbë qëllonin pa mëshirë qytetarët.
(Kosova Sot Online)