![Scholz përsërit kundërshtinë për dërgimin e raketave Taurus në Ukrainë](/uploads/kosova-sot/images/2023/July/02/200x200_20200904-olaf-scholz-neu-11688281790.jpg)
Tetë punëtorë të infektuar me Covid në Spitalin e Pejës
![Tetë punëtorë të infektuar me Covid në Spitalin e Pejës](/uploads/kosova-sot/images/2020/November/03/auto_6e489202-ada6-4037-aa61-d86054317c30-large16x9_covid19-600x3601604396454.jpg)
Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës ka shkuar në 37 numri i pacientëve të hospitalizuar me Covid-19.
Nga ky spital kanë bërë të ditur se 23 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno terapi dhe tre prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Ndërkaq tetë punëtorë të këtij spitali janë të infektuar me Covid-19.
Lexoni njoftimin e plotë:
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 210 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta
27 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
5 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 3 të gjithë të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.
291 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,397
analiza, ndërsa janë kryer 7 operacione.
141 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë 93 Rëntgena, 28 EHO dhe 21 CT-ja.
Aktualisht po trajtohen 37 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 23 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 3 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 8 të infektuar me Covid-19.
(Kosova Sot Online)