Pavarësisht terrorit, policia austriake u kujdes që filarmonia të mos e ndal muzikën
Filarmonia e Vjenës nuk e ka ndalur performancën e saj mbrëmë përkundër sulmeve terroriste në kryeqytetin austriak.
Policia vjeneze ka qëndruar brenda në Shtëpinë e Operës derisa pjesëtarët e Filarmonisë kanë performuar.
Një pjesëmarrëse në performancën e mbrëmshme ka shkruar se policia i ka mbajtur të sigurtë dhe se muzika nuk do të ndalet kurrë përkundër sulmeve terroriste.
“Policia na mbajti të sigurtë brënda Shtëpisë së Operës pas performancës së sontme. Derisa ne ishim brenda, pjesëtarët e Filarmonisë së Vjenës filluan të luajnë. Asnjë sulm terrorist nuk do ta ndal kurrë muzikën në Vjenë”, ka shkruar ajo.
Police kept us safe inside the @WrStaatsoper after tonight's performance. While we waited, members of @vienna_phil started to play. No #angriff #terrorwien #viennaattacks #viennashooting will ever stop the music in #Vienna ë pic.twitter.com/H8wfWjR5lV
— Barbara Lovett (@BarbaraLovett4) November 3, 2020
(Kosova Sot Online)