
Lexoni edhe:
Incidenti në Fushë Kosovë: Një i plagosur, 5 të lënduar, në mesin e tyre dy policë
Katër civilë janë vrarë dhe 22 janë plagosur gjatë sulmit të së hënës në Vjenë, të cilin, autoritetet austriake e cilësuan si “terrorist”. I vrarë është edhe një sulmues, të cilin autoritetet e identifikuan si Kujtim Fejzullai, 20 vjeç, me shtetësi të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut. Autoritetet maqedonase konfirmuan të martën se edhe dy shtetas të tjerë maqedonas besohet se kanë qenë të përfshirë në sulmin në Vjenë.
E nga policia austriake, përmes Europol-it, deri te Ministria e Punëve të Brendshme është dorëzuar kërkesë për bashkëpunim dhe informata rreth sulmit terrorist i cili mbrëmë ndodhi në Vjënë
Incidenti në Fushë Kosovë: Një i plagosur, 5 të lënduar, në mesin e tyre dy policë Lexoni edhe:
“Sot, (03.11.2020) nga policia austriake, përmes Europol-it, deri te Ministria e Punëve të Brendshme është dorëzuar kërkesë për bashkëpunim dhe informata rreth sulmit terrorist i cili mbrëmë ndodhi në Vienë. Nga lista e policisë austriake, e cila është dorëzuar te disa polici të vendeve të ndryshme, ndër të cilat edhe te policia jonë, është konfirmuar se tre persona përveç shtetësisë austriake kanë edhe shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, edhe atë K.F. ( i lindur në Molding, Austri), A.G. ( i lindur në Sent Pollten, Austri) dhe U.A. (i lindur në Vienë, Austri). Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar pranë MPB-së menjëherë u vu në dispozicion të kolegëve nga Austria dhe në mënyrë intensive bashkëpunojmë në të gjitha elementet në lidhje me këtë rast”, thuhet në njoftim.
Ministria e Punëve të Brendshme gjithashtu njofton për një bisedë telefonike mes kryeministrit maqedonas Zoran Zaev me kancelarin austriak, Sebastian Kurz.
“Kryeministri austriak i shprehu mirënjohje kryeministrit Zaev për solidaritetin dhe mbështetjen e shprehur. Kryeministrat shprehën gatishmërinë për të vazhduar komunikimin dhe bashkëpunimin në lidhje me sulmin terrorist nëse shërbimet austriake përcaktojnë një nevojë të tillë”, thuhet në njoftimin e Mininistrisë së Punëve të Brendshme.
Ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer, ka thënë të martën se të dhënat e mbledhura deri më tani nuk japin shenja se ka qenë edhe një sulmues i dytë i përfshirë në sulmin në Vjenë.
Ai ka thënë se video-incizimet e ofruara, nuk kanë dhënë detaje për një sulmues të dytë, ndonëse ende kjo gjë nuk është përfundimtare.
Katër persona kanë vdekur si pasojë e të shtënave.
Nehammer ka thënë se numri i personave të plagosur është rritur në 22.
Ai ka thënë se 14 persona të lidhur me sulmuesin janë ndaluar për t’i marrë në pyetje përgjatë kërkimeve në 18 prona në dhe afër Vjenës.
(Kosova Sot Online)