Lexoni edhe:
Zeka beson se Biden zgjidhet president por thotë se Kosovës i konvenon fitorja e Trumpit
Të infektuarit me COVID-19 në Vushtrri në gjendje të mirë, ata trajtohen në shtëpitë e tyre.
Ishte qendër trajtimi vetëm për të infektuarit me virusin korona.
Por tani spitali i Vushtrrisë i është kthyer normalitetit duke vazhduar punën si spital i përgjithshëm.
Kjo pasi që brenda këtij spitali nuk po trajtohet asnjë pacient me Covid-19.
Ndërkaq drejtori i shëndetësisë në komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli thotë se aktualisht në këtë komunë ka 89 raste aktive.
Meholli tregon edhe për gjendjen e rasteve aktive me virus për momentin.
Sipas Sylejman Mehollit, situata me COVID në komunën e Vushtrrisë është menaxhuar mirë.
(Kosova Sot Online)