![Dy vajza arrestohen pasi tentuan të fusin marihuanë në Dubravë](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/12/200x200_auto_burgu-dubraves-1-657x350_1546871068-688492015468713221694511793.jpg)
Flet vajza e Jakup Krasniqit: Babi është në katin e parë të shtëpisë, po intervistohet prej orës 6 e 30
![Flet vajza e Jakup Krasniqit: Babi është në katin e parë të shtëpisë, po intervistohet prej orës 6 e 30](/uploads/kosova-sot/images/2020/November/04/auto_3-34-600x3601604482661.jpg)
Gresa Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit, ka rrëfyer momentin kur shtëpia e tyre është rrethuar nga forcat e EULEX-it. Ajo tha se EULEX ka hyrë në shtëpi pa paralajmërim dhe pa asnjë dokument, teksa thekson se Krasniqi është ndarë në një dhomë në katin e parë të shtëpisë dhe është duke u marrë në pyetje që nga ora 06:30 e mëngjesit të sotëm.
“Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar, na ka brengos mënyra qysh kanë hy në shtëpi pjesëtarët e EULEX-it…Kanë mbërri në mëhallë në mëngjes, e pash që e kanë rrethu komplet shtëpinë, në momentin që e kam hapur derën kam kërku a kanë drejt me kontrollu, kanë hy në shtëpi pa paralajmërim pa asnjë dokument”, tha vajza e Krasniqit në Kanal10.
Tutje ajo shtoi se Jakup Krasniqi është duke u intervistuar në katin e parë të shtëpisë.
“Është në katin e parë të shtëpisë, për momentin po intervistohet nga ora 06:30”, tha tutje ajo.
Ajo tha se gjithmonë familja e ka pasur bindjen që “babi ka me qenë vetëm dëshmitar”.
Ndryshe, pak më parë vajza e Jakup Krasniqit, Gresa, ka reaguar edhe përmes një postimi në profilin e saj në Facebook.
Ajo ka përmendur emrat e ish-bashkëpartiakëve të Krasniqit, që e kanë votuar Specialen, duke i quajtur deputetë të dështuar, të shitur e të ndyrë, derisa i ka pyetur edhe se si po ndihen me pamjet nga ky aksion.
(Kosova Sot Online)