Lexoni edhe:
Qeveria e udhëhequr nga LDK pa legjitimitet demokratik, e pa fuqishme për ta zhvilluar dialogun me Serbinë
Më shumë se një filmi të "Disney", i ngjan një barcolete pa shumë kripë historia me "llambën e Aladinit" që vjen nga India, që në fakt është më se e vërtetë. Një mjek nga shteti indian i Uttar Pradesh, që ndodhet në veri të vendit, ka denoncuar për mashtrim dy persona që po tentonin t’i […]
Më shumë se një filmi të "Disney", i ngjan një barcolete pa shumë kripë historia me "llambën e Aladinit" që vjen nga India, që në fakt është më se e vërtetë.
Qeveria e udhëhequr nga LDK pa legjitimitet demokratik, e pa fuqishme për ta zhvilluar dialogun me SerbinëLexoni edhe:
Një mjek nga shteti indian i Uttar Pradesh, që ndodhet në veri të vendit, ka denoncuar për mashtrim dy persona që po tentonin t’i shisnin një llambë sipas tyre me veti magjike, saktësisht si ajo e personazhit të "Një mijë e një netëve" që kur fërkohej sillte në jetë një xhind të gatshëm për të përmbushur çdo dëshirë.
Llamba kishte një kosto jo të vogël, rreth 77 mijë euro, por mjeku i quajtur Laeek Khan i pagoi, sepse sipas rrëfimit të tij, xhindi u shfaq me të vërtetë. Xhindi nuk mund të prekej, as llamba nuk mund të merrej me vete në shtëpi sipas dy personave që e deklaronin veten si okultistë, dhe që me të njëjtën teknikë thuhet se kishin mashtruar edhe persona të tjerë.
Në të vërtetë, xhindi ishte njëri prej mashtruesve, i maskuar dhe i shoqëruar me efekte të ndryshme dhe mjeku vërtetoi shpejt se e vetmja mrekulli në atë histori ishte se si kishte rënë pre e një mashtrimi aq foshnjarak, që kujton më shumë historinë e “dyzet hajdutëve” sesa të Aladininit.
(Kosova Sot Online)