Lexoni edhe:
Trump i shokuar, nuk e kupton se si nisi rënia e tij nga dje
Kryeministri Avdullah Hoti, si dhe homologu i tij italian, Giuseppe Conte, përgjatë një vizite në Romë, ka kërkuar nga ky i fundit që bashkë me qeverinë e tij të shtyjë përpara procesin e liberalizimit të vizave.
Një gjë të tillë e ka bërë me dije vetë Hoti, nëpërmjet llogarisë së tij në ‘Facebook’, duke shtuar se kanë biseduar edhe për thellim bashkëpunimi.
Trump i shokuar, nuk e kupton se si nisi rënia e tij nga dje Lexoni edhe:
“Sot në Romë u takuam me kryeministrin e Republikës së Italisë, Giuseppe Conte, të cilit i shpreha mirënjohje për mbështetjen e Italisë për avancimin e agjendës euro-atlantike të Kosovës. Nga Kryeministri Conte kam kërkuar mbështetjen e Qeverisë së tij për ta shtyrë këtë proces përpara, në veçanti vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka deklaruar Hoti.
Përveç Hotit, vizitë përgjatë ditës së sotme realizoi edhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, e cila u takua me homologun e saj, Luigi di Maio, duke e shënjuar kështu si takimin e parë bilateral.
Haradinaj ka kërkuar nga homologu i saj që të vazhdojë përkrah Kosovën në rrafshin ndërkombëtar.
(Kosova Sot Online)