Zemaj: Jemi të detyruar t’i ashpërsojmë masat

  • E. /
  • 04 November 2020 - 20:17
 Zemaj: Jemi të detyruar t’i ashpërsojmë masat

Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Kosovë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar se do t’i ashpërsojnë masat.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj tha se në takimin me komandatin e KFOR-it, Gjeneral major Michele Risi ka diskutuar lidhur me luftimin e koronavirusit.

“Duke u bazuar në rritjen e rasteve pozitive në dy javët e fundit, do të jemi të detyruar që edhe më tej t’i ashpërsojmë masat. Është vlerësim i përbashkët që para së gjithash, për siguri, duhet ta ruajmë shëndetin publik, andaj edhe duhet të veprojmë për të parandaluar përkeqësimin e gjendjes”, ka shrkuar Zemaj.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 546 raste me COVID-19 në Kosovë.

(Kosova Sot Online)