Rexhep Selimi arrin në EULEX , pas pak niset drejt Hagës
Pas homazheve te varri i aktivistit të ndjerë të LVV-së, Astrit Deharit në përvjetorin e katërt të vdekjes së tij, shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, pritet që për pak të arrijë te zyrat e EULEX’it në Fushë Kosovë.
Pastaj, i njëjti do të niset për në Hagë.
Selimit iu është konfirmuar aktakuza nga Specialja mbrëmë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Selimi përmes një shkrimi në Facebook.
(Kosova Sot Online)