![Dy vajza arrestohen pasi tentuan të fusin marihuanë në Dubravë](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/12/200x200_auto_burgu-dubraves-1-657x350_1546871068-688492015468713221694511793.jpg)
Mediat e ish-ministrit të kriminelit Millosheviq: Gjarpri s’do të jetë më president i Kosovës
![Mediat e ish-ministrit të kriminelit Millosheviq: Gjarpri s’do të jetë më president i Kosovës](/uploads/kosova-sot/images/2020/November/05/auto_rtx6imgv1-600x3601604578194.jpg)
Mediumi serb ‘Novosti’ që njihet për afërsi dhe propagandë në shërbim të ish-ministrit të Informacionit të Sllobodan Millosheviqit, ka raportuar pasi presidentit të Kosovës i është konfirmuar aktakuza nga Specialja.
Ky medium që është vegël e Aleksander Vuçiqit, i është referuar Thaçit me nofkën “Gjarpri”.
Novosti serb ka shkruar se pas konfirmimit të aktakuzës “”Gjarpri” nuk do të jetë më president i një shteti “fals””.
Ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit pasi Gjyqtari i procedurës paraprake ka konfirmuar aktakuzën e Prokurorit të Specializuar.
Ai pritet të udhëtojë për në Hagë sot gjatë ditës.
(Kosova Sot Online)