Sot 661 raste me COVID-19, IKSHPK u drejtohet qytetarëve me një thirrje serioze

  • E. /
  • 05 November 2020 - 17:45
 Sot 661 raste me COVID-19, IKSHPK u drejtohet qytetarëve me një thirrje serioze

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, apelon për kujdes të shtuar të gjithë qytetarët, pak orë pasi në vend u shënuar rekordi më i lartë i të prekurve me koronavirus, që kapi shifrën 661.

Pakujdesi na dërgon shumë shpejt në mbingarkesën e Institucioneve shëndetësore dhe shtimin e rasteve fatale, thotë IKSHPK.

“Asnjë vend në botë nuk ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore dhe infrastrukturë spitalore të përballojë shtimin e rasteve për shkak të pa përgjegjësisë në mos zbatimin e rekomandimeve tashmë të vetme në mbarë botën: MASKA, DISTANCA, HIGJIENA”, thuhet në ndër të tjera në apelin e IKSHPK-së për zbatimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Aeli i plotë i tyre:

TË DASHUR QYTETARË!

MOS LEJONI MBYLLJEN E TË GJITHËVE PËR PAKUJDESIN E DISAVE!

KUDO QË VËRENI PERSONA QË NUK I PËRMBAHEN REKOMANDIMEVE, I KËSHILLONI!

KËSHILLIMI ËSHTË OBLIGIM QYTETAR!

Ju lutemi për kujdes të shtuar! Ju lutemi të keni kujdes, sepse rreziku akoma ekziston!

Virusi është kudo! Virusi vret!

Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Mos e nënvlerësoni virusin!

Pakujdesi na dërgon shumë shpejt në mbingarkesën e Institucioneve shëndetësore dhe shtimin e rasteve fatale.

Asnjë vend në botë nuk ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore dhe infrastrukturë spitalore të përballojë shtimin e rasteve për shkak të pa përgjegjësisë në mos zbatimin e rekomandimeve tashmë të vetme në mbarë botën: MASKA, DISTANCA, HIGJIENA!

Sot janë konfirmuar 661 raste të reja me COVID-19 si shkak i pakujdesisë tonë. Ky është numër rekord deri tani. Numri i rasteve javën e fundit ka pësuar rritje brengosëse si pasojë e drejtëpërdrejtë e neglizhimit të masave.

Ju lutemi të keni kujdes në mbajtjen e maskave, mbani distancë dhe higjienën personale.

Këto ditë vërehet fluks i shtuar i lëvizjes së qytetarëve kudo nëpër Kosovë. Kjo është sjellje e rrezikshme dhe lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Pakujdesia e disa qytetarëve gjatë këtyre lëvizjeve dhe aktiviteteve, shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent dhe kështu mund të mbingarkohet sistemi shëndetësor me pasoja të pa parashikuara deri në shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve.

Apelojmë te qytetarët, institucionet publike e private, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Burimet e infeksionit janë të shpërndara në institucione publike, private, agjensi, shkolla e amvisëri të cilët kanë mund të infektohen kudo prej vendit të punës në institucione publike e private, gastronomisë, super-marketeve, ku pjesa dërmuese shihen pa maska në vende të punës.

Si pasojë e mos bartjes së maskave nga ju, qytetarë të nderuar, po rrezikohet shëndeti i juaj dhe i qytetarëve të tjerë dhe po rëndohet situata e përgjithshme epidemiologjike që po mbahet nën kontroll me mund të madh të ekipeve të profesionistëve të Institutit Kombëtar.

Pakujdesia e juaj shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent dhe kështu mund të mbingarkohet sistemi shëndetësor me pasoja të pa parashikuara deri në shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve.

E dijmë se qytetarët kanë nevoja për shërbime të përditshme andaj bëjmë apel t’iu përmbahen rekomandimeve të IKSHPK në aplikimin e masave mbrojtëse duke ruajtur kështu shëndetin e tyre, të pacientëve dhe të gjithë qytetarëve të vendit.

Përpjekja e madhe e përbashkët e derisotme mund të na shkojë huq për shkak të pakujdesisë së mos përmbajtes së tri rregullave themelore, të cilat duhet të jenë përditshmëri e jona edhe pa pandemi, e që nënkupton: mbajtjen e distancës fizike, mbajtjen e maskave dhe larjen e duarve me kujdes disa herë në ditë, për 20-30 sekonda

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin Anti COVID-19, Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse, duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!

Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!

NE PO PUNOJMË PËR JU PA NDËRPRE, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

NE JU TREGUAM QE NËNTË MUAJ SE MUND TA MBAJMË NËN KONTROLLË COVID-19 VETËM SË BASHKU!

MBANI MASKA-SHPËTONI JETË! SË BASHKU KURSEJMË JETË!

ËSHTË NË DORËN E SECILIT TË KONTRIBUOJË NË KËTË SITUATË TË RËNDUAR DHE TË BINDNI SË PAKU NJË PERSON TI PËRMBAHET REKOMANDIMEVE TË INSTITUTIT KOMBËTAR!

(Kosova Sot Online)