Lexoni edhe:
Thaçi reagon nga Haga, publikon fotografi me mesazh publik
Kandidati për president nga radhët e demokratëve në Amerikë, Joe Biden, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Tëitter, tha se ka garuar si një demokrat krenar, por do të qeverisë si një president amerikan.
Biden ka thënë “Më lejoni të jem i qartë: Unë kam garuar në fushatë si një amerikan krenar, mirëpo do të qeveris si një president amerikan”.
Thaçi reagon nga Haga, publikon fotografi me mesazh publik Lexoni edhe:
Biden aktualisht po sillet sikur do të jetë presidenti i ardhshëm i shtetit më të fuqishëm në botë. Kjo për shkak se po udhëheq në zgjedhjet që po mbahen në Amerikë. Biden po prin në Nevada dhe Arizona, shtete këto që me gjasë do t’i fitojë dhe do t’ia grumbullojnë 270 votat e nevojshme për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë.
Ndërsa nëse Trump fiton në Geogia, North Carolina dhe Pennsylvania, shtete në të cilat po fiton Trump, do t’i mbledh vetëm 268 vota, pamjaftueshëm për t’ia vazhduar edhe një mandat.
(Kosova Sot Online)