![Dy vajza arrestohen pasi tentuan të fusin marihuanë në Dubravë](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/12/200x200_auto_burgu-dubraves-1-657x350_1546871068-688492015468713221694511793.jpg)
Zyrtarë të EULEX-it e policisë zbarkojnë te zyrat e PDK-së
![Zyrtarë të EULEX-it e policisë zbarkojnë te zyrat e PDK-së](/uploads/kosova-sot/images/2020/November/06/auto_Capture-9-600x3601604649618.png)
Brenda zyrave të PDK-së në Prishtinë momentalisht janë futur zyrtarë të EULEX’it.
Mëngjesin e ditës së sotme, në zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës kanë shkuar zyrtarë të EULEX’it.
Jashtë objektit ndërkaq shihen zyrtarët e policisë së Kosovës.
Express ka kontaktuar zyrën për media në PDK për të parë se çka është duke ndodhur në këtë subjekt, megjithatë, deri në momentin e publikimit të lajmin nuk ka pasur përgjigje.
Zbarkimi i EULEX’it në zyrat e PDK-së vjen një ditë pasi që kreu i këtij subjekti u arrestua dhe u dërgua në Hagë, pas konfirmimit të aktakuzës për krime të luftës.
(Kosova Sot Online)