Iu përmend emri në aktakuzën e Thaçit dhe të tjerëve, reagon komandant Remi

  • G.g /
  • 06 November 2020 - 13:26
Iu përmend emri në aktakuzën e Thaçit dhe të tjerëve, reagon komandant Remi

Specialja ka publikuar mbrëmë aktakuzën ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ngarkohen me krime të luftës.

Përveç katër prej figurave kyçe të UÇK-së, në aktakuzë përmenden edhe disa emra të tjerë.

Në mesin e tyre është edhe ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa.

Mustafa i njohur si “Komandant Remi” thotë se drejtësia është me të dhe bashkëlufëtarët e tij.

“Bashkë kemi kaluar ditët më të rënda për popullin tonë e për ne, por edhe ditët për të cilat krenohemi më së shumti. Prej atëherë çdo ditë jemi afruar më shumë, i kemi besuar njëri tjetrit më shumë, jemi forcuar më shumë. Dhe, ajo që e di me siguri është se çdo ditë ka qenë më mirë. Kemi fituar kundër mijëra tankeve e do të fitojmë edhe kundër ngrehinave të të gjithë atyre që nuk u ndalën së sulmuari e njëllosur të gjithëve bashkë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë ai.

https://www.facebook.com/rrustem.mustafa/posts/10220543939401778

(Kosova Sot Online)