
Në Spitalin e Gjakovës po trajtohen 49 pacientë për COVID-19, 32 janë me oksigjenoterapi

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës po trajtohen 49 pacientë për COVID-19.
Përmes raportit 24 orësh për pacientët me COVID-19 që po trajtohen në këtë spital, bëhet e ditur se 34 persona janë të konfirmuar pozitivë, 3 janë negativë dhe 11 prej tyre po presin rezultatet.
Ndërsa, 32 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe 5 pacientë janë në CPAP maskë.
Gjithashtu, nga Spitali i Gjakovës është adresuar edhe një thirrje ndaj qytetarëve, duke thënë se spitalet po mbushen, prandaj “të mos ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim”.
Raporti i plotë:
Raporti 24 orësh për Spitalin e Gjakovës, datë 07 Nëntor 2020 ora 8 është:
·49 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid,
· 34 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 Pozitiv,
· 3 pacientë janë të konfirmuar negativ,
· 11 pacientë presin rezultatet,
· 1 pacientë pritet të testohet,
· 32 pacientë me oksigjeno terapi,
· 5 pacientë në CPAP maske.
Ju rikujtomë qytetarëve se spitalet po mbushen, të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!
•Une vendos maskë të të mbroj ty!
•Ti vendos maskë të më mbrosh mua!
•Bashkë i mbrojmë të tjerët!
(Kosova Sot Online)