Presion LDK’së, në AAK shtohen zërat që duan zgjedhje
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinëë e Kosovës (AAK), Ali Berisha ka thënëë se Aleanca mbetet e përkushtuar për të kontribuar në stabilitetin institucional dhe unitetin politik.
Berisha ka thënëë se janë duke i përcjellë me vëmendje të gjitha zhvillimet në vend dhe shton se si parti janë të gatshëm edhe për zgjedhje.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me vëmendje po përcjellë të gjitha zhvillimet në vend. AAK mbetet e përkushtuar për të kontribuar në stabilitetin institucional dhe unitetin e spektrit politik gjithëpërfshirës. AAK respekton në punë, si partnerët e koalicionit ashtu edhe të opozitës. Krahas kësaj AAK është e gatshme për çdo variant në të mirë të funksionimit të institucioneve, përfshirë edhe zgjedhjet”, ka shkruar Berisha në llogarinë e tij në Facebook.
Sipas tij, AAK bënë politikë nën principin e edukatës institucionale.
“AAK, politikën shtetërore e bënë hapur nën principin e edukatës institucionale”, është shprehur Berisha.
(Kosova Sot Online)