Isa Mustafa pas fitores së Joe Biden: Amerika bëri zgjedhjen e merituar

  • G.g /
  • 07 November 2020 - 20:56
Isa Mustafa pas fitores së Joe Biden: Amerika bëri zgjedhjen e merituar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka uruar presidentin e ardhshëm të Amerikës, Joe Biden, pasi tashmë grumbulloi +270 votat e nevojshme për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë.

Mustafa tha se SHBA’ja bëri zgjedhjen e merituar dhe nuk hezitoi ta quaj Bidenin mik dhe përkrahës të Kosovës.

 

 

Tutje, mustafa kujtoi se gjatë karrierës së tij politike ka pasur rastin ta takojë presidentin e 46’të të Amerikës.

“SHBA, bëri zgjedhjen e merituar. Demokrati Joe Baiden mori përkrahje te gjerë për President të shtetit më të fuqishëm në botë. Miku dhe përkrahësi i Kosovës!

Pata rastin ta takojë dhe të bisedoj disa herë me këtë njeri të mrekullueshëm. Urime Amerikë! IM”, shkroi Mustafa.

Demokrati Joe Biden është zgjedhur presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas një garë të ashpër me republikanin, Donald Trump, i cili synonte të merrte edhe një mandate të dytë si njeriu i parë i Amerikës.

Biden në gjithë procesin e numërimit të votave ka qenë duke prirë, derisa vendimtare ka qenë përmbysja që i ka bërë në Trumpit në shtetin e Pensilvanisë.

Tashmë Biden ka mbi 270 vota elektorale, të cilat ia mundësojnë hyrjen në Shtëpinë e Bardhë si i pari i Amerikës.

Përgjatë historisë, Joe Biden, njihet për afërsinë dhe miqësinë shumë të ngushtë me shqiptarët, sidomos me Kosovën.

Përgjatë viteve të 90-ta, ai ka qenë avokues i madh i lirisë së Kosovës dhe kishte kërkuar me ngul që SHBA të bombardonte Serbinë.

(Kosova Sot Online)